Shqipëri, 93 viktima nga COVID-19 gjatë korrikut

Prishtina, Gjilani e Mitrovica me numrin më të lartë të të infektuarve – Lajmet e fundit



Prej 172 rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë, 78 prej tyre rezultojnë pozitive në komunën e Prishtinës. Një rritje në numrin e rasteve duket të ketë Gjilani, ku sot u regjistruan 19 raste të reja.

Pas Gjilanit, me 15 raste është komuna e Mitrovicës e Fushë Kosova me 9 të infektuar të rinj.

Rastet e tjera pozitive janë nga: komuna Pejë 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren dhe Shtime./Zëri