“Prishtina Parking” ka një njoftim për banorët e “Bregut të Diellit”

“Prishtina Parking” ka një njoftim për banorët e “Bregut të Diellit” – Lajmet e fundit



Ndërmarrja që menaxhon me parkingjet publike në Komunën e Prishtinës “Prishtina Parking” ka lëshuar një njoftim për banorët e lagjes “Bregu i Diellit”.

Sipas njoftimit, banorët rezidentë të kësaj lagjeje duhet të aplikojnë deri më 31 gusht për shfrytëzimin e hapësirës për parking.

“Nga data 01.09.2022 në këtë lagje do të fillojmë me ofrimin e shërbimeve për shfrytëzimin e parkingjeve”, thuhet në njoftim, duke paralajmëruar se pas kësaj date veturat e paregjistruara do të gjobiten dhe do të konfiskohen. /Zëri

Image