Prishtinë, burri vendos fëmijën prapa në trotinet elektrik, duke ia rrezikuar jetën

Prishtinë, burri vendos fëmijën prapa në trotinet elektrik, duke ia rrezikuar jetën – Lajmet e fundit



Së fundi në Prishtinë, është rritur numri i të rinjve që po e përdorin trotinetë elektrik – qoftë për të shkuar në punë apo edhe për qëllime të tjera.

Por, lëvizja tek korsia e veturave si dhe përdorimi në mënyrë të gabuar mund të krijojë rrezik për aksident.

Grupi “Vrojtuesit e Lagjes”, gjatë ditës së hënë, kanë publikuar një video-incizim të një personi i cili e ngiste trotinetin elektrik rrugëve të Prishtinës, me një fëmijë ulur prapa.

Sipas videos, burri ka rrezikuar jetën fëmijës, pasi mënyra se si e ka vendosur prapa këmbëve, nuk i jep aspak siguri gjatë ngasjes.

Ndërkaq, për shkak të mungesës së shtegut për trotinetë elektrik, ka pasur ankesa edhe të qytetarëve të cilët i konsiderojnë si jo të përshtatshëm për hapsirën ekzistuese.

Po ashtu është rritur numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore pasi janë rrëzuar nga trotineti elektrik.

Në muajin qershor, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se së shpejti kjo çështje do të rregullohet me ligj.

Nënkryetari Alban Zogaj, ka prezantuar disa nga rregullat për qarkullimin e për E-Scooters:

Mjetet elektrike me dy ose më shumë rrota të drejtuara me timon mekanik, sisteme të frenimit, sinjalistikë, bori dhe që vihen në lëvizje nga një motor elektrik i nënshtrohen rregullave të trafikut dhe kushteve të përcaktuara sipas Ligjit për automjete të Republikës së Kosovës. 

Fuqi maksimale 500W;

Shpejtësia maksimale 25km/h;

Mosha 15+;

Ndalohet ngasja në pjesë të gjelbëruara. /telegrafi