by lajme.org on January 22, 2021 Deformimi i shqipes në rrjetet sociale, kërkohet provimi për gjuhën shqipe edhe në fakultet – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 22, 2021 The paradox of millennial sex: More hookups that are casual less lovers
by lajme.org on January 22, 2021 14 të vdekur nga COVID-19, IKSHPK-ja me apel për qytetarët – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 22, 2021 FSHZH: Projekt i ri në Bashkinë Poliçan – Synohet nxitja e turizmit dhe investime të reja në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeTeknologji Procesorët e rinj AMD për laptopët mundin Intel në çdo drejtimin Teknologjion January 13, 2021 Në evenimentin vjetor të teknologjisë CES, AMD prezantoi procesorët e rinj Ryzen 5000 për platformat mobile. Shumica e tyre janë bazuar në arkitekturën e re Zen3 7-nanometër. CEO e AMD Lisa Su i quajti seritë e reja si procesorët më të fuqishëm mobile që kanë ndërtuar ndonjëherë. Si me gjeneratën e kaluar procesorët ndahen në dy kategori për audienca të ndryshme. Seritë H janë ndërtuar për kompjuterët gaming dhe krijimtari ndërsa seritë U për laptopët ultra-portativë. Brenda këtyre kategorive janë Ryzen 3, Ryzen 5, Ryzen 7 dhe Ryzen 9. Seritë H do të ruajnë emërtimet H dhe HS të serive 4000 krahas shtesës së re HX. Procesori i parë që AMD zbuloi ishte modeli me 16 threads Ryzen 7 5800U me frekuencë bazë prej 1.9Ghz dhe turbo prej 4.4Ghz. AMD thotë se ofron performancën më të lartë që mund të gjeni në një laptop ultraportativ për produktivitet. Sipas testimeve të kompanisë ai und Core i7-1165G7 me një faktor 1.23 në PCWMark 10. Procesori bazuar në pretendimet e AMD duhet të ofrojë 17.5 orë jetëgjatësi përdorimi normal dhe 21 orë duke parë filma. Në seritë H është lojtari i madh Ryzen 9 5980HS me 8 bërthama dhe 16 threads. Frekuenca bazë prej 3.0Ghz shkon deri në 4.8Ghz maksimalisht. Përsëri AMD thotë se këto janë procesorët më të shpejtë për pajisjet mobile. Kompania pretendon se Ryzen 9 5980HS mund një Core i9-10980HK në Cinebench R20 në testimet me një bërthamë 601 me 514 respektivisht me dhe shumë bërthama 4349 me 3892 respektivisht. E re për serinë H siç thamë më lart është Ryzen 9 5900HX me TDP prej 45+ vat. AMD thotë se mund i9-10980HK me 37% më shumë performancë në Passmark P10, 14% në Cinebench R20 (Single Thread) dhe 21% në 3DMark Fire Strike Physics. CEO e AMD premtoi mëse 150 laptopë me procesorët e rinjë Ryzen 5000 gjatë këtij viti ku të parë do të shfaqen në Shkurt. Pyetja e madhe është sesi do të krahasohen këto procesorë me sistemet e reja Tiger Lake H që Intel prezantoi ditën e djeshme. Intel zbuloi një model me 8 bërthama dhe 16 procese dhe frekuencë turbo prej 5Ghz. /PCWorld Albanian Lajme të ngjajshme: Për herë të parë në 14 vite AMD kalon Intel Previous PostNext Post
on January 22, 2021 Deformimi i shqipes në rrjetet sociale, kërkohet provimi për gjuhën shqipe edhe në fakultet – Lajmet e fundit
on January 22, 2021 Sali Berisha komenton moscertifikimin e Kurtit dhe kandidimin e Haradinajt për president – Lajmet e fundit
on January 22, 2021 Çifti rom rriti djalin që ia lanë në derën e shtëpisë, nëna biologjike rrëfen historinë e dhimbshme – Lajmet e fundit