Prodhimi i naftës në Rusi / Rritet me 2% në Prill, pas marrëveshjes me OPEC+

Prodhimi i naftës në Rusi / Rritet me 2% në Prill, pas marrëveshjes me OPEC+

Prodhimi i naftës dhe kondensatës së gazit në Rusi u rrit me  2% në 10.46 milionë fuçi në ditë gjatë Prillit, nga 10.25 milionë fuçi në ditë që ishte në Mars. Nën marrëveshjen e rënë dakord nga grupi i prodhuesve kryesor të naftës në botë, OPEC+, kuotat e prodhimit të Rusisë ishin lejuar të rriteshin me 130,000 fuçi në ditë nga 1 Prilli, në një total prej 9.37 milionë, përjashtuar kondensatën e gazit. Prodhimi i Rusisë arriti 42.8 milionë ton në Prill, në krahasim me 43.34 milionë ton në Mars. Ministria e energjisë nuk ka publikuar të dhënat vetëm për naftën bruto, por zakonisht prodhon rreth 700,000 fuçi në ditë të kondensatës së gazit.

Sipas raportimeve, eksportet e naftës bruto të Rusisë ranë me 20.5% në tremujorin e parë, nga e njëjta periudhë një vit më parë, në një total prej 66.65 milionë ton.  Grupi OPEC+, aleanca e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe prodhues të tjerë liderë si Rusia, vendosën javën e kaluar që të vazhdojnë me planin e mëparshëm për të frenuar prodhimin, deri në muajin Maj.

Klevis Llaha – SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.