Profesori kosovar: Në Kosovë ka depërtim të radikalizmit fetar

Profesori kosovar: Në Kosovë ka depërtim të radikalizmit fetar – Lajmet e fundit



Profesori i sociologjisë së religjionit, Ismail Hasani, në vazhdën e debatit që po zhvillohet  ditëve të fundit në lidhje me mbajtjen e shamisë në shkolla, ka thënë se shoqëria në Kosovë është shoqëri multietnike dhe fetare dhe që përkatësia e brendshme fetare nuk shpërfaqet përmes pamjes së jashtme dhe formave të ekspozimit.

Hasani ka thënë se nxënësit në moshën 16 vjeçare i përkasin një moshe të ndjeshme, prandaj siç thotë ai, nuk është e denjë për të imponuar veshjen dhe uniformën fetare.Sipas Hasanit, udhëzimi administrativ për mbajtjen e shamisë në shkolla, nga Ministria e Arsimit nuk ka arritur ta analizojë konsekuencat të cilat mund të prodhohen nga ky udhëzim i pamenduar mirë.

Sipas tij, përmes udhëzimeve administrative të tilla çdo parti politike tenton të joshë elektoratin e vet.

Ai ka për RTV Dukagjini thënë se ka depërtim të radikalizmit islamik në Kosovë, e që ky vend nuk është i pa ekspozuar nga islami politik ose nga regjionet tjera që bashkërendohen me elitën politike.

Sipas tij, ky debat mbi këtë çështje ka ardhur si pasojë e një kakofonie të pashpjegueshme, debat për të cilin sipas tij kanë diskutuar njerëzit që nuk kanë kompetencë për të folur për këtë problematikë.  /Dukagjini