Prokurori Special për Kosovën arreston një zyrtar tjetër të veteranëve të luftës së Kosovës

Prokurori Special për Kosovën arreston një zyrtar tjetër të veteranëve të luftës së Kosovës

Nasim Haradinaj është anëtari që u arrestua, duke u akuzuar për intimidim të dëshmitarëve.

Zyra e Prokurorit Special për Kosovën tha në një deklaratë se Haradinaj u arrestua “për vepra kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurave”.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) siguroi mbështetje operacionale dhe logjistike për prokurorin i cili është i vendosur në Holandë.

Më parë gjatë javës, Dhomat e Specializuara arrestuan ish-komandantin Salih Mustafa i cili akuzohet për krime lufte, trajtim mizor, tortura ndaj të paktën gjashtë personave dhe vrasjen e një personi në një kompleks paraburgimi në Zllash, Kosovë, në Prill 1999

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, një ish-komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shkroi në Facebook se “nuk ka asnjë arsye për operacione ose sulme sepse të gjithë do t’i përgjigjen vullnetarisht drejtësisë”.

Lufta 1998-1999 për pavarësinë e Kosovës nga Serbia la më shumë se 10,000 njerëz të vdekur – shumica e tyre shqiptarë etnikë nga Kosova, dhe më shumë se 1,600 njerëz mbeten të pagjetur. Luftimet përfunduan pas një fushate ajrore 78-ditore të NATO-s kundër trupave serbe.

Kosova, e cila është e dominuar nga shqiptarët etnikë, deklaroi pavarësinë nga Serbia në 2008, një lëvizje e njohur nga shumë kombe perëndimore por jo Serbia ose aleatët e saj Rusia dhe Kina.

D.B – SCAN

Burimi: Euronews

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.