Prokuroria në Gjilan brenda javës ka ndaluar 9 persona të dyshuar

Prokuroria në Gjilan brenda javës ka ndaluar 9 persona të dyshuar

Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar 5 (pesë) persona, për shkak të dyshimit të veprave penale, ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, ‘’Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare’’, ‘’Detyrim’’, ‘’Vjedhje e rëndë’’, ‘’Kanosje’’ dhe ‘’Shtrëngim’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar 1 (një) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, ‘’Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’’, të KPRK-së.

Nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar 3 (tre) të mitur, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’’, ‘’Vrasje në tentativë’’ dhe ‘’Lëndim i rëndë trupor’’, të KPRK-së. Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afateve ligjore, për të gjitha këto raste, ka paraqitur kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjilan, thuhet në komunikatën për media.