by lajme.org on August 17, 2022 Kurti: S’kemi qëllime të njëanshme dëmtuese, reciprociteti është për marrëdhënie paqësore – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 17, 2022 Tahiri: Projektligji për zyrtarët publikë, sulm ndaj administratës shtetërore – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 17, 2022 KEDS-i fik dritat në objektin e tij: Kështu duhet të duken të gjitha objektet në Kosovë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 17, 2022 Gazeta e njohur spanjolle: Çfarë ka Shqipëria që i bën vizitorët të dashurohen pas saj?
by lajme.org on August 17, 2022 ‘Të edukojmë vajzat, ato edukojnë familjen dhe kombin’, fjalimi i Abdyl Frashërit që ngriti në këmbë parlamentin osman
by lajme.org on August 11, 2022 Ish-konkurrenti i Për’puthen i jep fund beqarisë, dalin fotot nga ceremonia e fejesës
by lajme.org on August 11, 2022 Bora Zemani në protestën përpara Ministrisë së Brendshme, ja kush e shoqëroi
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeTeknologji Pse kompania e Elon Musk po lëshon mijëra satelitë në orbitë?in Teknologjion August 1, 2022 Kompania SpaceX e Elon Muk ka lançuar qindra satelitë në orbitë vitet e fundit. Shumë prej nesh madje i kanë parë në qiell. Ato janë pjesë e projektit Starlink, një rrjet interneti satelitor me shpejtësi të lartë që synon të ofrojë shërbim në zona e thella dhe rurale. Çfarë është Starlink dhe si funksionon? Starlink ofron shërbime interneti përmes një rrjeti të madh satelitësh. Synimi i tij është të ofrojë akses në internet në zonat e thella të cilat nuk marrin dot internet me shpejtësi të lartë. Satelitët janë vendosur në orbitën e ulët të Tokës për ti bërë shpejtësi e internetit sa më të larta që të jetë e mundur dhe reduktuar vonesat e transmetimit. Zakonisht operojnë në një lartësi prej 341 miljesh ndërsa satelitët normalë mbi 621 milje. Për të ofruar mbulim të plotë duhet një numër i madh i tyre. Mendohet se që prej 2018-ës Starlink ka vendosur në orbitë 3 mijë të tillë ndërsa synimet janë për 10-12 mijë satelitë. Sa kushton? Krahasuar me ofruesit e internetit, Starlink hyn tek shërbimet e kushtueshme. Konsumatorëve ju tarifohen 100 dollarë në muaj ndërsa pjata satelitore dhe routeri për instalim kushtojnë 550 dollarë. Kompania thotë se ka 400 mijë abonentë në 36 vende të botës në Amerikën e Veriut, Evropë, Azi dhe Australi. Këtu përfshihen konsumatorët familjarë dhe bizneset. Vitin e ardhshëm Starlink synon të shtrijë mbulimin në Afrikë, Amerikën e Jugut dhe mbarë Azinë. Starlink dhe mbështetja e Ukrainës Ndërsa forcat Ruse hynë në Ukrainë, ato shkaktuan ndërprerje të internetit dhe përpoqën të bllokojnë median sociale. Elon Musk reagoi duke bërë internetin e Starlink të disponueshëm në Ukrainë menjëherë pas nisjes së pushtimit. Afro 15 mijë sete pajisjesh janë dërguar në vend. Interneti i Starlink është përdorur edhe në fushë betejë nga forcat ushtarake Ukrainase. Sinjalet e Starlink nuk mund të bllokohen siç bllokhen sinjalet radio. A po krijon Starlink rrëmujë në hapësirë? Përveç Starlink, rivalë si OneWeb dhe Viasat të cilët gjithashtu kanë satelitë në orbitën e ulët të Tokës të hedhin satelitë në hapësirë. Ekspertët frikësohen se popullimi i orbitës së ulët të Tokës me mijëra satelitë do ta bëjë hapësirën më pak të sigurte dhe të shkaktojë përplasje. Kohët e fundit ka pasur raste të afërta përplasjeje në hapësirë ndërsa Kina kishte thënë se stacioni i saj hapësinor ishte rrezikuar nga satelitët e Starlink. Ato po shkaktojnë probleme edhe për astronomët duke penguar vështrimet me teleskop për shkak të reflektimit të dritës së Diellit në agim dhe perëndim. /PCWorld Albanian Previous PostNext Post
on August 17, 2022 KEDS-i fik dritat në objektin e tij: Kështu duhet të duken të gjitha objektet në Kosovë – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 ‘Të edukojmë vajzat, ato edukojnë familjen dhe kombin’, fjalimi i Abdyl Frashërit që ngriti në këmbë parlamentin osman
on August 17, 2022 Escobari pas takimit në Bruksel: Ardhmëria e Kosovës dhe Serbisë është në Evropë – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 Ekspertët: Takimet e Kurtit me ndërkombëtarët, indikacion për epilog në dialog – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 Mehaj: Beogradi përmes propagandës po krijon ndjenjën e pasigurisë në veri të vendit – Lajmet e fundit