Mariah Carey u ndje tmerrësisht në siklet kur Ellen DeGeneres e detyroi të zbulonte se ishte shtatzënë

Pse të famshmit po bojkotojnë mediat sociale për 24 orë?

Dhjetëra të famshëm po “bojkotojnë” Facebook dhe Instagram pavarësisht se kanë të ardhura të mëdha nga aplikacionet – por vetëm për një ditë, njofton Insajderi.

Kim Kardashian, Leonardo DiCaprio dhe Katy Perry janë vetëm disa nga emrat e mëdhenj që përfshihen në ngrirjen e mediave sociale për ‘Stop Hate for Profit’.

Bojkoti këtë të mërkurë po ndodh sepse disa njerëz besojnë se politikat e Facebook në lidhje me gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin kanë shkaktuar dhunë në botën reale.

Demi Lovato, Orlando Bloom, Naomi Campbell, Sacha Baron Cohen dhe shumë të famshëm të tjerë postuan dje në llogaritë e tyre një imazh të fushatës ‘Stop Hate for Profit’.

Shumë të famshëm mbështeten shumë në mediat sociale si një formë e të ardhurave, kështu që ata do të rikthehen nesër në internet. /Insajderi.com