Punëtorët e QKMF-së në Prishtinë protestojnë pas sulmit fizik të infermierit nga familjarët e pacientit

Punëtorët e QKMF-së në Prishtinë protestojnë pas sulmit fizik të infermierit nga familjarët e pacientit – Lajmet e fundit



Sindikata e Shëndetësisë e QKMF-së në Prishtinë ka protestuar sot, pas sulmit fizik që i është bërë një infermieri para katër ditësh.

Drejtori i Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, Avdyl Pacolli, bëri të ditur se kjo protestë është organizuar në shenjë solidarizimi me punëtorin e sulmuar.

Infermieri I.S. gjatë vizitës shtëpiake të ekipit të Qendrës së Mjekësisë Urgjente është sulmuar fizikisht nga familjarët e pacientit. /Zëri