Sindikalistët kërcënojnë Qeverinë me protesta nëse nuk zhbllokohen llogaritë e Telekomit deri të premten

Punëtorët e Telekomit me letër udhëheqësve, kërkojnë shpëtimin e ndërmarrjes

Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës u ka nisur letër liderëve të vendit lidhur me kushtet dhe gjendjen në Telekom. Përmes një letre, Sindikata shkruan se kjo ndërmarrje është pranë kolapsit për shkak të zhvatjes dhe kontratave të dëmshme.

Sipas saj, arsyetimi i qeverive lidhur me këtë gjendje është se Telekomi ka mjaft para, derisa thotë se buxheti është në vështirësi të mëdha financiare.

“Pasojat e këtyre marrëveshjeve të dëmshme, vërehen tani nga puna intenzive që bëjnë përmbaruesit ndaj Telekomit. Gjatë javës së kaluar janë bllokuar llogaritë bankare nga përmbaruesit për një borxh prej 300 mijë euro nga kompania Tera Kosova (tjetër marrëveshje e dëmshme)”, thuhet tutje në këtë letër.

Sindikalistët kanë përmendur edhe problemin e pagave duke thënë se tash e një vit, nuk po i marrin me rregull duke thënë se “muajve të fundit gjendja në kompani është përkeqësuar edhe më tepër, saqë gjysma e pagave të janarit ende nuk janë ekzekutuar”.

Letra e plotë:

Alarm i kuq!

Telekomi i Kosovës po fundoset…!

… nen hundën e të gjithë mekanizmave shtetëror!


nderuar/a,

Gjendja e përgjithshme
në Telekomin e Kosovës Sh.A. është duke u renduar çdo ditë e më shumë në
aspektin financiar dhe teknik, prandaj ju
bëjmë thirrje publike
të reagoni shpejtë në parandalimin e kësaj gjendje alarmante.
Përndryshe, çdo heshtje dhe mos ushtrim i përgjegjësive te juaj karshi kësaj
situate emergjente, Telekomin e degradon
dhe kalon në gjendje jo funksionale
.

FSP-PTK me
vite ka alarmuar për gjendjen jo stabile në Telekomin e Kosovës, duke njoftuar
qeveritë, Kuvendin, grupet parlamentare, ARKEP përmes shkresave zyrtare, pastaj
njoftimin e opinionit publik përmes mediave dhe dërgimin e lëndeve në
Departamentin e krimeve ekonomike për kontratat/marrëveshjet që kemi dyshuar se
janë të dëmshme për Telekomin e Kosovës. Gjithashtu, jemi munduar të shfaqim pakënaqësinë
tonë edhe përmes protestave dhe grevave të organizuara edhe në kohë pandemie me
të vetmin qëllim: rritjen e fokusit të Qeverisë dhe Prokurorisë për gjendjen në
Telekomin e Kosovës, por fatkeqësisht rezultati deri me tani është zero!

FSP-PTK ka
mbetur e vetme përballe një grupi të madhe dhe gjerë të interesit, që synimin
ditor e kanë zhvatjen, zhvatje dhe vetëm zhvatjen e Telekomit përmes lidhjeve të
kontratave/marrëveshjeve të dëmshme, degradimin e shërbimeve, vonesat në pagat
e punëtoreve dhe humbjen e tregut të telefonisë mobile (me herët kanë arrite të
humbin tregun e internetit dhe IPTV). Krejt këto dëme që kanë ndodhë dhe
vazhdojnë tutje…. janë bëre “nën hundën” e të gjitha qeverive, Bordeve dhe
Menaxhmenteve të Telekomit. Për neve si FSP-PTK është totalisht e gabuar qasja
e qeverive ndaj Telekomit, gjë që ju keni bëre të qartë të gjitha qeverive dhe
Bordeve&Menaxhmenteve të kaluar dhe aktual për qasjen e gabuar ndaj
kompanisë. Arsyetimin e vetëm që kemi marrë nga qeveritë ka qenë: hajt se keni
pare ju boll! Ndërsa sot buxheti i Telekomit është në vështirësi të madhe
financiare dhe teknike, prej përfundimit të luftës!

Do të
ndalim në dy pika për sqarimin e juaj dhe opinionit publik:

Pika 1 Orientimi i investimeve kapitale dhe operative: Telekomi i
Kosovës biznesin kryesor e ka shërbimin e ofrimeve të telekomunikacionit
(telefoni mobile, fix, internet dhe IPTV), që nënkupton i gjithë biznesi jonë është
teknikë dhe vetëm teknikë. Këtu ka ndodhur dhe është duke ndodhur në orientimin
komplet gabim të investimeve, sepse prioritet mbi prioritetet ju është dhënë
shitjes dhe marketingut. Përmes shitjes dhe marketingut janë lidhur marrëveshjet
me të dëmshme për biznesit tonë, ku këto marrëveshje janë bërë me qëllimin për
“zhvillimin” e biznesit ndërsa realiteti i këtyre marrëveshjeve ka qenë
fundosja e Telekomit. Me lidhjen e këtyre marrëveshjeve kanë anashkaluar
procedurën e prokurimit publik, që jemi të detyruar si Ndërmarrje Publike t’a
zbatojmë në përpikëri. Prandaj, investimet në teknikë për mirëmbajtjen dhe avancimet
teknologjike, janë anashkaluar ose thënë me mirë, nuk është bere asnjë investim
që mbi 7 vjet. Funksionimi i këtyre shërbimeve është fal punës së palodhshme
deri në vetëmohim të inxhinierëve dhe teknikëve tanë. Ky orientim i investimeve
është duke vazhduar edhe sot, me kompanitë fantome të cilët pa e kryer asnjë shërbim
marrin shuma të mëdha financiare përmes përmbarueseve! Këto marrëveshje vazhdojë
edhe sot, ku sipas informatave të fundit po përgatitet të nënshkruajë marrëveshje
në “minutave të fundit”, por që janë shumë dëmshme për kompaninë. Një ndër to
është marrëveshja/kontrata me LTI Networks, e nënshkruar diku në fillim të
vitit 2020, por e aktualizuar për t’u implementuar vetëm këtyre ditëve të
fundit: Kjo është një kontratë për interkoneksion e përcjellë me një platformë
Kunder Mashtrim (Anti-Fraud). Me këtë kontratë (Lti Networks) favorizohet me
çmim një kompani anonime kundër partnerëve tradicional me renome, me të cilët
Telekomi ka kultivuar me vite marrëdhënie te qëndrueshme, dhe që ofrojnë siguri
 e cilësi. Në këtë mënyrë, rrezikohet që i gjithë trafiku ndërkombëtar në
ardhje të koncentrohet përmes një tregtari me shumicë. Si pasojë, kualiteti,
siguria dhe qëndrueshmëria në këtë shërbim cenohet. Prestigji i Telekomit dhe
Kosovës në këtë treg gjithashtu. E keqja e dytë me këtë kontratë, shërbimet apo
sistemi anti-fraud qe po synohet përmes aneks 7, në kundër vlerë 400 mijë euro
që do të paguhen përmes diskontit në tarifën e terminimit për kohë të
pacaktuar, janë shërbime të cilat Telekomi i shfrytëzon përmes partnerit Monaco
Telecom. Pse duhet i njëjti shërbim të paguhet dy herë? Gjithashtu, kapacitet e
brendshme në luftimin e dukurisë sim2sim do të duhej të ishin ndërtuar tashmë
në Telekom. Për më tepër, sim2sim ka një efekt të pa dukshëm tashmë dhe aneksi
në fjalë anti fraud nuk premton asgjë më tepër. E keqja e tretë e kësaj kontrate
është se, aneksi 7 ka shumë gjasë të jetë në kundërshtim me ligjin e
prokurimit. Nuk janë të njohura arsyetimet për të anashkaluar procedurat e
hapura sipas ligjit për zgjidhje optimale ekonomike në dobi të Telekomit. Dihen
disa hulumtime të kryera më herët për një sistem të fuqishëm anti-fraud, asgjë
nga aneksi 7 nuk përkon me nevojën aktuale të Telekomit nga ky aspekt.

Tjetër rast është synimi për fillimin e
implementimin të marrëveshjes/kontratës më Advantech, kur kjo marrëveshje është
duke hetuar nga Prokuroria, pasi që kjo marrëveshje është në dëme të Telekomit
dhe nënshkruar pa aprovimin e bordit. Gjithashtu, kjo marrëveshje është
kundërshtuar ashpër nga Departamenti teknik për mos implemtimin e saj, përshkak
se është një ish-zmobile i dytë për Telekomin e Kosovës Sh.A.

Pasojat e këtyre marrëveshjeve të
dëmshme, vërehen tani nga puna intenzive që bëjnë përmbaruesit ndaj Telekomit. Gjatë
javës së kaluar janë bllokuar llogaritë bankare nga përmbaruesit për një borxh
prej 300 mijë Euro nga kompania Tera Kosova (tjetër marrëveshje e dëmshme) .
Kjo kompani është e regjistruar ne Kosove, por ka pronar bullgar. E njëjta
kishte fituar edhe tenderin për projektin VALA Kids, projekt i dështuar tërësisht.
Përveç, VALA Kids kjo kompani ofruar shërbime me Vlere të Shtuar ( si,
horoskopa, bastore, lojera, lajme, etj). Por, nga te hyrat, diku 70% i merrnin
ata, e 30% Telekomi. Në emër të borxhit ndaj kësaj kompanie, telekomi i ka paguar
100 mijë Euro një kompanie krejt tjetër gjoja “gabimisht”. Sipas informatave
tona, ato para kurrë nuk janë inkasuar.

Pika
2

Mirëqenja e punojësve: Në Telekomin e Kosovës është bërë mbi një vit që punëtorët
nuk i marrin pagat me kohë. Muajve te fundit gjendja në kompani është
përkeqësuar edhe më tepër, saqë gjysma e pagave te janarit ende nuk janë
ekzekutuar! Vetëm gjatë vitit 2020 me kushtin e Qeverisë për uljen e pagave nëse
kërkoni ndihmë, punëtoreve të Telekomit ju është ulur paga në mënyre të shkallëzuar
deri në 65%, ndërsa kërkesat Qeveria NUK i ka plotësuar por ka shkuar tutje me kërkesën
për arritjen e marrëveshjes me Dardafone për “kthimin e borxhit” të
aribitrazhit. Me qëllim që të zhbllokoheshin llogaritë e bllokuara nga Dardafone,
Telekomi është mashtruar nga qeveria aktuale për arritjen e marrëveshjes nën
kushtin që do të investohet në Telekom nga qeveria. Sipas kësaj marrëveshjeje,
Telekomi po detyrohet t’i paguajë nga 740 mijë Euro (rreth 20% të hyrave) çdo
muaj për dy vite më radhë Dardafonit. Mirëpo, pas arritjes së kësaj marrëveshje,
Telekomi është braktisur nga qeveria dhe krejt barra e borxhit i ka mbetur
Telekomit.  Kjo është një shumë e papërballueshme për Telekomin, sepse jo
vetëm që pamundëson marrjen e pagave, por kjo shpejtë do t’ia pamundësojë
Telekomit edhe ofrimin e shërbimeve, sepse i kufizon në masë të madhe nevojat
operacionale të përditshme të kompanisë.

Prandaj, ne si sindikatë e punëtorëve,
siç kemi kërkuar edhe deri tani, kërkojmë nga të lartpërmendurit që të merren
masa për shpëtimin e Telekomit të Kosovës. Përndryshe, do të dimë t’i përdorim
mjetet tona sindikale për arritjen e qëllimeve tona bazike, ruajtjen e
kompanisë dhe marrjen e pagës.

Me respekt,

Kryesia e FSP-PTK