by lajme.org on August 17, 2022 Kurti: S’kemi qëllime të njëanshme dëmtuese, reciprociteti është për marrëdhënie paqësore – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 17, 2022 Tahiri: Projektligji për zyrtarët publikë, sulm ndaj administratës shtetërore – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 17, 2022 KEDS-i fik dritat në objektin e tij: Kështu duhet të duken të gjitha objektet në Kosovë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 17, 2022 Gazeta e njohur spanjolle: Çfarë ka Shqipëria që i bën vizitorët të dashurohen pas saj?
by lajme.org on August 17, 2022 ‘Të edukojmë vajzat, ato edukojnë familjen dhe kombin’, fjalimi i Abdyl Frashërit që ngriti në këmbë parlamentin osman
by lajme.org on August 11, 2022 Ish-konkurrenti i Për’puthen i jep fund beqarisë, dalin fotot nga ceremonia e fejesës
by lajme.org on August 11, 2022 Bora Zemani në protestën përpara Ministrisë së Brendshme, ja kush e shoqëroi
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeEkonomi Qershori, muaji i ‘mega-tenderëve’ të infrastrukturës! – 37 tenderë ‘transformues’, 8.5 miliardë lekë për infrastrukturën e turizminin Ekonomion July 30, 2022 Muaji qershor rezulton të jetë një muaj i rëndësishëm për çeljen e fondeve për investime publike. SCAN ka përpunuar të dhënat e Agjencisë së Prokurimeve Publike, ku rezulton se vetëm në muajin qershor 2022, janë shpallur 37 tenderë të mëdhenj, për projekte rehabilitimi të zonave të ndryshme të vendit, ku në fokus është zhvillimi turistik dhe ekonomik, kryesisht i zonave me potencial të lartë për zhvillimin e turizmit. Nga një përllogaritje e bërë, në total vlera e tenderëve arrin në 8.5 miliardë lekë. Në listën e tenderëve të rëndësishëm janë ato për rehabilitimin e fshatrave me potencial turistik, një tender i ndarë në 4 lote, ku secili prej tyre ka një vlerë më shumë se 187 milionë lekë. Po ashtu, një projekt i rëndësishëm i çelur është ai për ndërtimin e këndeve të lojërave dhe hapësirave për fëmijë. Ky tender i emërtuar si “Projekti Dua të Luaj” është i ndarë në dy lote, ku secili ka një vlerë 375 milioonë lekë. Tenderi me vlerën më të lartë është 575 milionë dhe parashikon ndërhyrje në rrugë dhe nyje lidhëse rajonale dhe lokale – ndërhyrje në infrastrukturë rrugore. Ky projekt ndalet te ndërtimi i disa akseve të rëndësishme rrugore në Dibër, Përmet, Krujë, Lezhë etj. Një tender i rëndësishëm i shpallur është edhe ai për ndërtimin e Lungomarës së Durrësit, me vlerë 416 milionë lekë. Ky projekt do t’i bashkëlidhet projektit të portit të ri të Durrësit. Një projekt tjetër i rëndësishëm është ai për ndërhyrje restauruese në zonat historike të vendit, me vlerë 541 milionë lekë. Tendera me vlerën mbi 300 milionë lekë janë rreth 16 tendera . Tematikat e tenderave janë ndërhyrje në zonat sportive, historike e rigjenerim urban të fshatrave etj. SCAN *Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal. Previous PostNext Post
on August 17, 2022 Kurti: S’kemi qëllime të njëanshme dëmtuese, reciprociteti është për marrëdhënie paqësore – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 Tahiri: Projektligji për zyrtarët publikë, sulm ndaj administratës shtetërore – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 KEDS-i fik dritat në objektin e tij: Kështu duhet të duken të gjitha objektet në Kosovë – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 ‘Të edukojmë vajzat, ato edukojnë familjen dhe kombin’, fjalimi i Abdyl Frashërit që ngriti në këmbë parlamentin osman
on August 17, 2022 Lajçaku publikon foto me Kurtin e Vuçiqin: U takuam për t’u përgatitur për nesër – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 Ymeri nga SBASHK-u: Nëse s’gjendet një zgjidhje, mund të rrezikohet mbajtja e testit të maturës – Lajmet e fundit