Qeveria e re pritet të ketë ndryshime nga qeveria aktuale në detyrë

Qeveria e re pritet të ketë ndryshime nga qeveria aktuale në detyrë – Lajmet e fundit


Foto: Laura Hasani


Sigurisht që ministrat e LVV-së nuk do të jenë më aty, por edhe ata të LDK-së do të ndryshohen.

Menaxhimin e Qeverisë do ta ketë përgjegjësi ish-zëvendësi i Kurtit, Avdullah Hoti.

Lumir Abdixhiku nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re, përcjell “Zeri.info”.

Kështu është njoftuar në konferencën e thirrur nga LDK-ja, për t’i publikuar emrat e ministrave të saj.

Sipas kreut të LDK-së, Isa Mustafa, vet Abdixhiku nuk ka shprehur gatishmëri për të qenë pjesë e qeverisë.

“Abdixhiku nuk ka shprehur vullnet të jetë përsëri ministër. Ne nuk mundë ta bëjmë dikë ministër nëse nuk dëshiron ai”, është shprehur Mustafa.

Abdixhikun do ta zëvendësojë ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Por, këto nuk janë të vetmet ndryshime.

Armend Zemaj do ta zëvendësojë ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ndërsa ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami do të udhëheqë financat.

Anton Quni mbetet ministër i Mbrojtjes, Vlora Dumoshi ministre e Kulturës, Besian Mustafa ministër i Bujqësisë, Agum Veliu rikthehet në krye të Ministrisë së Brendshme ndërsa Besian Mustafa përsëri do të udhëheqë dikasterin e Bujqësisë./ZËRI