Qeveria nuk po foromohet, studentët e paknaqur protestojnë para qeverisë, por pengohen nga policia

Qeveria nuk po foromohet, studentët e paknaqur protestojnë para qeverisë, por pengohen nga policia – Lajmet e fundit



Studentët protestojnë para Qeverisë

Një grup i studentëve ka protestuar sot para Qeverisë së Kosovës, duke shprehur paknaqësinë për vonesën e formimit të qeverisë së re, raporton Zëri.info

Përmes një aktiviteti simbolik, studentët kishin dal para objektit të Qeverisë për të protestuar me moton “Boll luajtët me këtë popull” , por që ishin penguar nga Policia.

Studentët e paknaqur me gjendjen aktuale, kanë debatuar me policinë, kur këta të fundit nuk i lejuan ta shënon grafitin para oborrit të Qeverisë, “Boll luajtët me këtë popull”.

Image

“ Kush ju urdhëroj që të na ndaloni aktivitetin studentor. Kjo thirrje nuk e ofendon askënd, është thirrje sensibilizuese, por ne nuk do të ndalemi”, thotë organizatorit i protestës i cili nuk u lejua të shkruante grafitin.

Image

Organizatori ka bërë thirrje tek të gjithë studentët që të ngriten në protestë për të kundërshtuar gjendjen aktuale në Kosovës./ZËRI/