Qytetari me COVID-19 tregon për vështirësitë që po kalon nga virusi (Video)

Qytetari me COVID-19 tregon për vështirësitë që po kalon nga virusi (Video) – Lajmet e fundit



Një qytetar nga Lipjani ka rrëfyer për vështirësitë që po kalon në përballje me COVID-19

Veterani i luftës së UÇK-së, Zekri Agushi përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, ka rrëfyer vështirësitë në të cilat po kalon pasi është infektuar me COVID-19, transmeton Zeri.info.

Ai thotë se nga vështirësitë që i ka shkaktuar COVID-19, ka pasur momente kur ka humbur vetëdijen.

“Jam i infektuar me COVID-19. Kam temperaturë shumë të madhe. Te dikush ka simptoma shumë të rënda, te dikush më të lehta. Më ka humbur fuqi e çka kam. Jam rrëzuar në banjo dhe më ka humbur vetëdija. E pesta ditë dhe flaka më doli”, dëgjohet duhet thënë ai në videon e publikuar.

Ai ka treguar se në luftë ka humbur njëri krah ndërsa ka kërkuar nga të gjithë që të lutën për shërimin e tij.

“Jam invalidë i luftës dhe krahun e kam humbur në luftë. Kërkoj prej jush veç lutuni për mu të madhit Zot”, ka thënë Agushi.

Gjatë korrikut, Kosova ka shënuar muajin me numër rekord të vdekjeve nga koronavirusi. Vetëm gjatë kësaj periudhe, nga COVID-19 kanë humbur jetën 185 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave që nga marsi ka shkuar në 236./Zëri