Rama bisedë me von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga BE-ja

Rama bisedë me von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga BE-ja – Lajmet e fundit



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetaren e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ku ka bërë të ditur se së shpejti do të vijnë në rajon 651 mijë vaksina Pfizer nga BE-ja.

“Një LAJM I MIRË në telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europianë
Më në fund. *në zyrat e Bashkisë Krujë”, ka shkruar Rama në Facebook. /Zëri