by lajme.org on February 20, 2019 Jep dorëheqje kreu i Kuvendit në Turqi, krahu i djathtë i Erdoganit
by lajme.org on February 20, 2019 Gjermania do të shpenzojë 6 milionë euro për 250 vjetorin e lindjes së Beethoven-it
by lajme.org on February 19, 2019 Emine Çunmulaj kujton bisedat me Karl Lagerfeld për kulturën shqiptare
by lajme.org on February 19, 2019 Visar Mulliqi, artisti që frymëzohet nga udhëtimet nëpër Kosovë për artin e tij
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeShqipëri Rama-Ristani shahen përpara Fylesin Shqipërion September 30, 2014 Tryeza e katërt e dialogut të nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, është shoqëruar me një incident të regjistruar mes Kryeministrit Rama dhe deputetit demokrat Ristani. Gjatë konferencës për shtyp, eurokomisioneri Fyle bëri thirrje për dialog e frymë gjithëpërfshirëse mes palëve dhe kërkoi rikthimin e opozitës në Parlament. Për ta arritur këtë, Kryeministri Rama u shpreh i gatshëm të pranojë disa kërkesa të opozitës. U mblodhën për të gjetur konsensus por edhe përballë eurokomisionerit Fyle përfunduan me një incident. Deputeti demokrat Arben Ristani e quajtur rrugan Kryeministrin Rama pasi ky i fundit i ka kujtuar rivalit të tij se ka qenë dikur i dënuar. Klima e tensionit u transferua edhe në konferencën për shtyp në përfundim të takimit, ku Fyle i kërkoi ndjesë për incidentin kryeministrit shqiptar. Rama pohoi se ishte i gatshëm të bashkëpunojë me opozitën mbi cështjen e të inkriminuarve në radhët e politikës dhe pa i përmendur me emër Ristanin, theksoi se opozita ishte paraqitur në tryezën me Bashkimin me Europian me njerëz të dënuar. Kryeministri vendosi gjithashtu të pranojë kërkesat e opozitës për ngritjen e disa komisioneve parlamentare të kërkuara prej saj, duke i shtrirë të djathtëve dorën e rikthimit në Kuvend. Por demokratët duken ende skeptikë nga kjo hapje e Kryeministrit. Pasi kishte dëgjuar shqetësimet e opozitës gjatë takimit e më para edhe nga vetë kryedemokrati Basha, eurokomisioneri Fyle theksoi se nuk është pjesë e vlerave europiane transferimi i betejës politike nga Parlamenti në rrugë. Ai ftoi politikën shqiptare të marrë si shembull frymën bashkëpunuese që u krijua me rastin e vizitës së Papa Françeskut, duke vënë theksin te dialogu, konsensusi dhe gjithpërfshirja. Për ta bindur se e kishte kuptuar mesazhin, Kryeministri Rama mori si shembull reformën në drejtësi, për të cilën tha se shtyu publikimin e draftit të përgatitur nga mazhoranca, të respekt të iniciativës së Presidentit të Republikës Nishani, që ka njoftuar thirrjen e një tryeze diskutimi mbi këtë temë më 6 tetor. Previous PostNext Post
on February 20, 2019 FBI kishte plan rezervë për të ruajtur dëshmitë në hetimin për ndërhyrjen e Rusisë
on February 20, 2019 Kujtimi prekës i nënës së Diana Kastratit: Jeta është shumë e vështirë pa ty çika ime