Rama: Shqipëria do të marrë dron “Bayraktar” nga Turqia

Rama: Shqipëria do të marrë dron “Bayraktar” nga Turqia – Lajmet e fundit



Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se gjatë takimit të fundit me Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, ka folur për marrëveshjen e furnizimit me dron “Bayraktar”.

Gjatë një interviste për “Opinion” Rama tha se Shqipëria do të marrë 6 dron nga Turqia, të cilët do të përdoren për shërbime civile.

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Po me Erdoganin keni biseduar për sulmet e Iranit?

Rama: Jo nuk e kemi hapur fare si çështje. Ne kemi biseduar për domosdoshmërinë e dronëve, jemi në përfundim të marrëveshjes për të marrë dronë të armatosur Bayraktar nga Turqia.

Pyetje: Do i paguaj Shqipëria?

Rama: Po patjetër?

Pyetje: Janë të shtrenjtë?

Rama: Për shërbimin që do na bëjnë janë të arsyeshme.

Pyetje: Sa dronë do marrim?

Rama: Ato janë me pako janë 1+2, që do të thotë do marrim 6-të dhe do të shpërbejnë për shërbime civile, për ndërtimet pa leje, shkatërrimin e pyjeve.

Pyetje: Është e vërtetë se do vendosni pjesë inteligjente?

Rama: Dronët e kanë pjesë të paketës? /Abcnews.al/