Rama të hënën në Bruksel takon presidenten e KE-së

Rama të hënën në Bruksel takon presidenten e KE-së – Lajmet e fundit



Kryeministri Edi Rama të hënën do të zhvillojë disa takime në Bruksel.

Kryeministri i shoqëruar edhe nga ministria e punëve të jashtme Olta Xhaçka fillimisht do të takohen me Josep Borrel ministër i BE për punët e jashtme.

Në agjendë parashikohet edhe një takim me Ursula von der Leyen presidente e Komisionit Europian.

Ecuria e progresit të Shqipërisë për integrimin në BE,  sikurse ecuria e përdorimit të fondeve të BE për rindërtim pas tërmetit janë dy prej çështjeve në diskutim.

Kjo vizitë e kryeministrit ne Bruksel vjen pas disa qëndrimeve kritike nga Rama në adresë të BE për mënyrën e padrejtë të shpërndarjes së vaksinës anti-COVID nga BE-ja dhe lënien në harresë të Ballkanit Perëndimor.

Disa ditë më parë kryeministri paralajmëroi një vizitë në vendim mik të BE-së  i cili në dy raste ka dhuruar një sasi vaksinash për vendin tonë duke mos ia treguar emrin./Top Channel