by lajme.org on February 20, 2019 Jep dorëheqje kreu i Kuvendit në Turqi, krahu i djathtë i Erdoganit
by lajme.org on February 20, 2019 Gjermania do të shpenzojë 6 milionë euro për 250 vjetorin e lindjes së Beethoven-it
by lajme.org on February 19, 2019 Emine Çunmulaj kujton bisedat me Karl Lagerfeld për kulturën shqiptare
by lajme.org on February 19, 2019 Visar Mulliqi, artisti që frymëzohet nga udhëtimet nëpër Kosovë për artin e tij
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeMaqedoni Raporti i progresit me shumë të panjohura për Maqedoninëin Maqedonion September 30, 2014 Raporti i progresit për Maqedoninë nga ana e Komisionit Evropian akoma mbetet i panjohur.Nga Brukseli kanë qarkulluar informacione dhe burime të ndryshme diplomatike, duke kumtuar lajme pozitive dhe negative për Shkupin, kryesisht për qeverinë e vendit. Sipas portalit NOVA TV, Maqedonia më 8 tetor do të marrë rekomandimin e radhës për të gjashtën herë për nisjen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Sipas portalit, rekomandimi do të përmbajë kualifikime dhe vërejtje për përmirësimin e performancës së demokracisë në vend, edhe ate deri në muajin dhjetor, kur do të shqyrtohet më pas gjendja nga Këshilli Evropian. Por nga ana tjetër, paralajmërohet edhe vendimi për tërheqjen e rekomandimit për nisjen e negociatave, mirëpo ky vendim do të ishte për herë të parë i sjellur në planin e integrimeve evropian dhe se do të përbënte rrezik për destabilizimin apo përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike. Televizioni “Alfa” në Shkup paralajmëroi se Maqedonia nuk do mund të marrë rekomandimin për fillimin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Sipas televizionit po bëhet një luftë e madhe për të hequr rekomandimin nga raporti që po përgatitet. Shkak për këtë, sipas burimeve diplomatike të këtij televizioni, nuk është vetëm çështja e emrit me Greqinë, por edhe çmimi që do të paguhet për bojkotin e opozitës dhe dialogun e ngecur politik në vend. (INA) Previous PostNext Post
on February 20, 2019 FBI kishte plan rezervë për të ruajtur dëshmitë në hetimin për ndërhyrjen e Rusisë
on February 20, 2019 Kujtimi prekës i nënës së Diana Kastratit: Jeta është shumë e vështirë pa ty çika ime