Edhe një ftesë nga Gjykata Speciale

Reagojnë veteranët e UÇK-së: Mos na përcillni, ne nuk fshihemi – Lajmet e fundit


Foto: Laura Hasani


Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Drenas i ka reaguar individëve të cilët sipas tyre po përcjellin e vëzhgojnë përfaqësuesit e Organizatave të Luftës së UÇK-së.

Sipas tyre, kjo përcjellje që po iu bëhet është e pa nevojshme.

“Organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së dega Drenas, reagon në lidhje me përcjelljet, vëzhgimi që po iu bëhet përfaqësuesve të Organizatave të Luftës së UÇK-së, nga individ të panjohur. Për luftën e pastër që ka zhvilluar Ushtria Çlirimtare e Kosovës tashmë dihet”, thuhet në reagimin e veteranëve, transmeton Zeri.info.

Ata kërkojnë që të mos përcillen pasi që nuk kanë asgjë për të fshehur dhe nuk do të fshihen.

“Ne asnjëherë nuk jemi fshehur, dhe as tash nuk do të fshihemi, janë të tjerë ata që duhet të fshihen sepse një ditë do t’i mallkoj historia. Ne kemi dalur faqebardhë në luftë, jemi faqebardhë në paqe, e ato çfarë duhet i kemi deklaruar.

Ne,do të qëndrojmë të pa lëkundur në kauzën tonë për të zbardhur të vërtetën për luftën e UÇK-së. Prandaj mos na përcjellni sepse ne nuk fshihemi, nuk kemi për çfarë!”, thuhet në këtë reagim. /Zëri