Reagon ministri i ri i Tregtisë dhe Industrisë: Nuk kam asnjë aktakuzë

Reagon ministri i ri i Tregtisë dhe Industrisë: Nuk kam asnjë aktakuzë

Ministri i ri  i Tregtisë dhe Industrisë ka reaguar ashpër pas publikimit të lajmit së ka një aktakuzë për vetëgjyqësi.

Vesel Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka shkruar në Facebook se nga kjo aktakuzë është liruar nga institucionet e drejtësisë.

Këtij shkrimi ai ia ka bashkangjitur edhe dokumentin ku e vërteton për këtë gjë.

Sa i përket lajmit se është nën hetime për shitjen e një banese, ai ka thënë se kurrë nuk ka shitur asnjë banesë.

Krejt këto ai ka thënë se po bëhen për të dëmtuar imazhin e tij.

Postimi i plotë i Krasniqit:

REAGIM

Të nderuar qytetar, përmes këtij reagimi demantoj lajmin e publikuar në disa media se kam aktakuzë për vetëgjyqësi.

Unë kam qenë padrejtësisht i ngarkuar me këtë aktakuzë të cilën edhe veẗ Gjykata Themelore Gjakovë- Dega Malishevë, më datë 02/03/2020, e ka hedhur poshtë̈ si të pa bazë, duke me liruar nga kjo aktakuzë.

Poashtu sonte për herë të parë dëgjova se po hetohem për shitjen e një̈ banese.

Kurrë̈ në jetën time nuk i kam shitur askujt banesë dhe asnjëherë nuk jam marrë me këto gjëra.

Këtij shkrimi po ia bashkëngjis edhe dokumentin si dëshmi që jam i liruar nga aktakuza për vetëgjyqësi.

Konsideroj se shkrimet e tilla të paverifikuara janë̈ tendencioze dhe kanë për qëllim dëmtimin e imazhit tim.