Reagon MSH-ja: Kosova nuk qëndron e para me vdekje për kokë banori në botë

Reagon MSH-ja: Kosova nuk qëndron e para me vdekje për kokë banori në botë – Lajmet e fundit



Ministria e Shëndetësisë ka reaguar sot ndaj të dhënave të publikuara se Kosova qëndron e para me vdekje për kokë banori nga koronavirusi në botë.

Ministria e Shëndetësisë i ka quajtur këto të dhëna krejtësisht të pavërteta. Në një publikim në rrjetin social “Twitter”, themeluesi dhe drejtori i institutit për hulumtime “Scripps”, Eric Topol, ka thënë se Kosova është vendi me më së shumti të vdekur nga COVID-19 në botë, kjo në proporcion me një milion banorë.

Image

Por MSH thotë se këtë nuk e thonë as të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të Institutit John Hopkins, të Worldmeteres apo të ndonjë institucioni, organizate apo institucioni tjetër që merret me përmbledhjen dhe analizën e të dhënave rreth koronavirusit (COVID-19) në botë.

“Çdo kush që hyn në faqet e këtyre organizatave e sheh se në botë ka me dhjetëra shtete që kanë shifra shumë më të larta të të vdekurve nga COVID-19 për 1 milionë banorë se sa Kosova” thuhet në reagim.

Sipas MSh-së është i vërtetë fakti që gjatë korrikut dhe fillimit të gushtit shifrat e të vdekurve në Kosovë nga COVID-19 kanë qenë të larta, por, as për së afërmi për të qenë të parët, “siç është manipuluar sot në shumë portale e rrjete sociale nga individë të ndryshëm”

Të dhënat për një periudhë rreth dy javore, MSH-ja thotë se flasin për trend të situatës epidemiologjike, por assesi për krejt situatën me pandeminë.

“Për më tepër, MSh ju bën thirrje të gjithëve që të referohen në të dhëna zyrtare dhe të plota dhe jo në të dhëna të fragmentuara, të interpretuara sipas dëshirave apo matjeve e krahasimeve individuale dhe joprofesionale” thuhet në reagim.

Bashkëngjitur disa të dhëna nga OBSH, Worldmeters, dhe disa krahasime mes shteteve nga MSH, etj.

Për më shumë:

Image

Image

Image

Image