Reçica premton vazhdimin e “projekteve të mira” të nisura në MPMS

Reçica premton vazhdimin e “projekteve të mira” të nisura në MPMS – Lajmet e fundit



Qeveria Haradinaj i kishte dhënë pozitën e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçicës, ndërsa i njëjti edhe sot është zgjedhur në krye të po këtij dikasteri.

Me këtë rast, Reçica është zotuar se me nder dhe përgjegjësi do të kryejë detyrën e tij në këtë ministri, në të cilën thotë se ka filluar shumë projekte gjatë qeverisjes së kaluar dhe që duhet tashmë finalizimi i tyre, përcjell “Zeri.info”.

“Unë pranova me nder dhe përgjegjësi të plotë detyrën, me qëllimin për të vazhduar projektet e mira të filluara në mandatin e kaluar: ngritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve, mbrojtjen dhe mbështetjen e kategorive të ndjeshme dhe ngritjen e mirëqenies së luftëtarëve të lirisë”, ka shkruar Reçica

Ai po ashtu ka falënderuar të gjitha strukturat dhe votuesit e NISMA-s, për përkrahjen e dhënë. /Zëri