by lajme.org on January 26, 2021 Mustafa telegram ngushëllimi për vdekjen e Baba Mumin Lamës – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 26, 2021 Rriten rastet e reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, MSH: “8 humbje jete dhe 589 të shëruar”
by lajme.org on January 26, 2021 Fiskalizimi/ Tatimet sqarim për tregtuesit e produkteve farmaceutike si do të funksionojë për ilaçet e rimbursueshme
by lajme.org on January 26, 2021 Nëna ‘shtanget’ pasi fëmijët e saj ndërtuan dordolec me dhëmbët e gjyshes
by lajme.org on January 26, 2021 Na e hodhi të gjithëve! Tatuazhi masiv i Keisit paska qenë një rreng
by lajme.org on January 26, 2021 Kur fiton një çmim Oscar supozohet të jetë gëzim i madh, por jo edhe për këtë aktore
by lajme.org on January 26, 2021 Leonardo DiCaprio ka një kërkesë nga Joe Biden në letrën e hapur drejtuar atij
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Reshitaj: Po shqyrtojmë mundësinë për faljen e Bajramit në stadium – Lajmet e funditin Lajmeon May 19, 2020 Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Albena Reshitaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Komisionit për Shëndetësi, ku sot morën pjesë edhe drejtori i ShSKUK-së Basri Sejdiu dhe ai i IKSHP-së, Naser Ramadani, tha se aty është diskutuar rreth menaxhimit të situatës me Covid-19. Reshitaj tha se nga Instituti i është thënë se nuk ka pasur përkrahje institucionale gjatë kohës së pandemisë. “Nga Instituti na është thënë se nuk ka pas shumë përkrajhe institucionale gjatë kësaj periudhe dhe Kosova nuk ka pas kapacitete të mjaftueshme të bëjë testime të mjaftueshme sidomos per te riatdhesuarit”, ka thënë ajo. Po ashtu kryetarja e këtij komisioni ka folur edhe për aeroportin e Prishtinës, për çka ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me mënyrën se si po kontrollohen qytetarët në aeroport. Ajo ka kërkuar sqarim për mënyrën se si po bëhet klasifikimi për ata që po vendosen në karantinë. “Gjithashtu nga antarët e komisionit ka qenë një shqetësim në lidhje me ekipet shëndetësore të cilat veprojnë në aeroportin e Kosovës, ende nuk e dimë se kush i monitoron apo kush i kontrollon ekipet mjekësore të cilat funksionojnë në aeroportin e Kosovës dhe vendosin se kush duhet të lirohet për në shtëpi dhe kush të vendoset në karantinë. Ende mbëtet të kërkojmë sqarim për këtë situatë pasi që kemi marrë shqëtesime të qytetarëve dhe dyshohet se aty bëhet një selektim i qytetarëve për të cilët vendoset të shkojnë në karantinë apo të lirohen”, tha Reshitaj. Tutje ajo ka thënë se kanë diskutuar edhe për tubimet e organizuara që po bëhen nëpër sheshe, duke theksuar se tubime të tilla janë të rrezikshme. “Kemi diskutuar edhe për tubime shesheve, dhe ka pasur reagime nga antarët e komsionit se si është lejuar në shesh të bëhen përgatitje për tubime të ndryshme dhe nga IKSHPK rekomnadojnë që këto tubime, qofshin për dasma apo namaz, është e rrezikshme të bëhen. Mirëpo sipas Naser Ramadanit ende nuk është kohë e mundshme të hapen shkollat por edhe sipas tyre lejimi i faljes së namazit nëpër xhamia në ditën e festës se Bajramit konsiderohet e papranueshme ndonëse ka pasur mendime që të shikohet një mundësi që falja e namazit të bëhet në një ambient të hapur, në një stadium, dhe aty pritet nëse do të kemi mundsi si vend ta organizojmë si duhet dhe nëse do të jepet leje për këtë çështje”, ka thënë deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj./ZËRI Previous PostNext Post
on January 26, 2021 Rriten rastet e reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, MSH: “8 humbje jete dhe 589 të shëruar”
on January 26, 2021 Kur fiton një çmim Oscar supozohet të jetë gëzim i madh, por jo edhe për këtë aktore
on January 26, 2021 Akademia e Shkencave në Shqipëri aderon në lëvizjen për luftën kundër antisemitizmit
on January 26, 2021 “Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”, Selimi mbështet idenë e Ramush Haradinajt – Lajmet e fundit