Rexhep Selimi pas leximit të aktakuzës: Është e padrejtë dhe e pasaktë

Rexhep Selimi pas leximit të aktakuzës: Është e padrejtë dhe e pasaktë – Lajmet e fundit



Shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi është paraqitur sot për herë të parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Pas leximit të aktakuzës nga prokurori i specializuar, ai ka bërë deklaratën e tij, raporton Zeri.info.

Ai theksoi aktakuza e ngritur kundër tij është e padrejtë dhe e pasaktë.

“Sot këtu jam si një luftëtar i UÇK-së dhe si një ndër themeluesit e saj përball një aktakuze të ngritur nga ju. I nderuar gjykatës dhe rolet i kemi të ndara, por më bëni që të besoj që qëllimi këtu do të jetë drejtësia dhe e vërteta. E pash aktakuzën e ngritur e cila ishte shumë e pasaktë dhe e padrejtë, e padrejtë ndaj meje dhe UÇK-së, lufta e popullit tim ishte e drejtë çlirimtare dhe bëmë një luftë të drejtë. Unë kam luftuar kundër Serbisë, kundër Serbisë uzurpuese, e cila i ka sjell vetëm dëme vendit tim, vrasje gjenocid. Unë kam bërë vetëm detyrën time, luftën për liri e kam filluar me Adem Jasharin dhe e kemi përfunduar me NATO-n, kam nderë të jem nga ana e UÇK-së”, tha Selimi gjatë deklaratës së tij në Hagë. /Zëri