Rezultatet e takimeve të së shtunës në Bundesligë

Rezultatet e takimeve të së shtunës në Bundesligë

Janë mbyllur pesë sfidat e javës së 29-të të Bundesligës gjermane, ku bie në sy fitorja 2-3 në transfertë e Bayern Munchen kundër Wolfsburg, njofton Insajderi.

Për bavarezët gjithçka ndodhi në pjesën e parë ku Musiala me një dopietë dhe Choupo-Moting i dhanë avantazhin e trefishtë bavarezëve. Ndërkohë për vendasit shënuan Weghorst dhe Philipp, por vetëm kaq dhe me këtë fitore Bayerni ruan distancën prej shtatë pikësh me ndjekësit më të afërt, Leipzig.

Në sfidat e tjera, Monchengladbch mposhti thellë 4-0 Frankfurtin, po me këtë rezultat fitoi dhe Freiburgu me skuadrën e Schalkes të cilët me fitoren e javës së kaluar krijuan vetëm një iluzion tek fansat. Unioni i Berlinit mposhti 2-1 Stuttgartin dhe Augsburgu barazoi pa gola me Arminia Bielefeldin. /Insajderi.com

The post Rezultatet e takimeve të së shtunës në Bundesligë appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.