Rizvanolli: Mbesim të palëkundur në objektivin në strategjinë energjike

Rizvanolli: Mbesim të palëkundur në objektivin në strategjinë energjike – Lajmet e fundit

Foto: Arkiv


Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri e Universitetit të Prishtinës organizon konferencën e parë ndërkombëtare “Qëndrueshmëria mjedisore dhe ndryshimet klimatike”, me temën kryesore energjinë.

Konferenca do të bashkojë akademinë, vendimmarrësit, si dhe aktorët e fushës, me qëllim adresimin e sfidave të shumta, nëpër të cilat po kalon Kosova në tranzicionin energjetik dhe problemet e tjera klimatike.

Kjo konferencë mbështetet nga Qeveria e Gjermanisë përmes GIZ Kosovo, Caritas dhe UNDP Kosovo.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se është kënaqësi që te diskutohet për këtë temë të rëndësishme në një institucioni te rëndësishëm. Kjo tregon gatishmërinë e Universiteti i Prishtinës për të qenë lider në këtë fushë.

“Sektori i energjisë është ndër sektorët më strategjikë dhe me sfidues për Kosovën. Ne kishim kriza si pasojë e energjisë. Qeveria mbetet e palëkundur në objektivin në strategjinë energjike. Rritje e burimeve dhe efiçiencës së energjisë”, tha Rizvanolli.

Kurse rektori Naser Sahiti tha se Universiteti i Prishtinës ka si obligim të përgatitë kuadro krahas zhvillimit në çështje të energjisë. /rtk