Rizvanolli takohet me ambasadoren e Izraelit, flasin për zhvillimin e teknologjisë

Rizvanolli takohet me ambasadoren e Izraelit, flasin për zhvillimin e teknologjisë – Lajmet e fundit



Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.

Rizvanolli tha se biseduan për mundësitë e bashkëpunimit në mes dy vendeve, shkruan Zeri.info.

“Izraeli është një ndër shtetet nga i cili Kosova ka shumëçka të mësojë në fushën e energjisë e TIK-ut”, tha Rizvanolli.

Ajo ndër të tjera tregoi se ambasadorës Ziv i ka prezantuar prioritetert e ministrisë së saj në fushën e Burimeve të Ripertritshme të Energjisë dhe punën tonë në zhvillimin e sektorit të TIK-ut dhe trajnimeve për zhvillimin e fuqisë punëtore në këtë sektor.

“Jam mirënjohëse për mbështetjen e miqëve tanë të cilët gjithmonë janë pranë për të na ndihmuar në rrugën tone të zhvillimit”, shkroi ajo në Facebook, ku bashkëngjiti edhe disa fotografi nga ky takim. /Zëri