Rregullorja për linjat e gazit natyror, sa do jetë dëmshpërblimi për pronën dhe orenditë e dëmtuara nga defektet në rrjetet e transmetimit

Rregullorja për linjat e gazit natyror, sa do jetë dëmshpërblimi për pronën dhe orenditë e dëmtuara nga defektet në rrjetet e transmetimit

Është miratuar rregullorja për linjat e gazit natyror, e cila përcakton se sa do jetë dëmshpërblimi për pronën dhe orenditë e dëmtuara nga defektet në rrjetet e transmetimit.

Në rregulloren e botuar në fletoren Zyrtare, përcaktohen kriteret teknike  e  të  kritereve  të  sigurisë,  për  kërkesat  minimale  të  projektimit  teknik,  ndërtimit  dhe  operimit të sistemeve të transmetimit e të shpërndarjes së gazit natyror, të  instalimeve  të  GNL-së,  hapësirave  të  depozitimit  dhe  të  linjave direkte.

Sipas rregullores, për rastet e përdorimit të sistemeve të transmetimit me gaz natyror kur në rrjetet e transmetimit ndodhin dëmtime me paramendim apo nga neglizhenca e operatorit, konsumatorët do të dëmshpërblehen për pasuri të dëmtuar me vlerë deri në 5 mijë euro. Për orenditë dhe sendet e dëmtuara  përgjegjësia e dëmshpërblimit është për 20% të vlerës të tyre maksimale. Për dëmet nën 30 euro nuk do të aplikohet tarifë dëmshpërblimi.

Përgjegjësia e operatorit të rrjetit për dëmet materiale të pronës të shkaktuar do të variojë për rastet e dëmeve nga 2,5 milionë euro për rrjet me 25 mijë shfrytëzues deri në 40 milionë euro për rrjetin me mbi 1 milionë përdorues.  Rregullorja përcakton se shfrytëzuesi i lidhjes, i dëmtuar duhet të deklarojë menjëherë dëmin, tek operatori  i  rrjetit,  ose tek shoqëria  që është e detyruar të dëmshpërblejë.

Kriteret e sigurisë të projektimit, ndërtimit dhe operimit të sistemeve të transmetimit e të shpërndarjes së gazit natyror, si dhe kushtet e dëmshpërblimit për dëmet e shkaktuara nga neglizhenca u botuan në Fletoren Zyrtare. Rregullorja e miratuar përcakton kushtet e përgjithshme, me anën e të cilave operatorët e rrjetit  mund  të  lidhin  çdo klient,  në  presionin  e  ulët  të  rrjetit  të  furnizimit  publik  me gaz  dhe  e  vendosin  këtë  rrjet  furnizimi  me  gaz,  në  dispozicion  të  klientit  fundor.  Kjo rregullore vlen për të gjitha lidhjet e rrjetit dhe duhet të aplikohet nga të gjithë përdoruesit që e kanë filluar këtë marrëdhënie ligjore përpara hyrjes në fuqi të saj.

Përgjegjësia e dëmshpërblimit sipas llojeve të dëmit:

Përgjegjësia e operatorit të rrjetit kundrejt pretendimeve të ngritura nga shfrytëzuesit e rrjetit, për  rastet  e  dëmtimeve  të  pasurisë,  si  pasojë  e  neglizhencave  të  mëdha është e kufizuar me  5,000 euro,  si dhe vlera e dëmit përgjithësisht tek 20% e vlerës maksimale për dëmtimet e sendeve.

-Detyrimi për dëmshpërblim bie për dëmet më të vogla se 30 euro, të cilat nuk janë shkaktuar as me paramendim as për neglizhence të madhe.

Përgjegjësia për dëmet materiale të pronës të shkaktuara jo me qëllim, në varësi të rastit të dëmit të shkaktuar është e kufizuar si më poshtë:

– 2,5 milion euro, për deri 25,000 shfrytëzues/përdorues të lidhjes, të lidhur në rrjetin e tyre;

-10 milion euro, për 25,001 deri në 100,000 përdorues të lidhjes, të lidhur në rrjetin e tyre;

-20 milion euro, për 100,001 deri në 200,000 përdorues të lidhjes, të lidhur në rrjetin e tyre;

-30 milion euro, për 200,001 deri në një milion përdorues të lidhjes, të lidhur në rrjetin e tyre;

– 40 milion euro, për më shumë se një milion përdorues të lidhjes, të lidhur në rrjetin e tyre.