Rrënohet një pjesë e objektit të Komunës së Mitrovicës, paraqiste rrezik për qytetarët

Rrënohet një pjesë e objektit të Komunës së Mitrovicës, paraqiste rrezik për qytetarët – Lajmet e fundit



Inspektorët komunalë të Mitrovicës sot kanë filluar me rrënimin e aneksit të objektit të Komunës prapa objektit banesor, në sheshin “Mehë Uka”, që dikur shërbente si ngrohtore për shtëpinë e mallrave “Lux”.

Sipas njoftimit të Komunës së Mitrovicës, ky rrënim është kryer pas konstatimit të rrezikshmërisë nga ana e Inspekcionit, ku në bazë të Vendimit për ekzekutimin e aktit administrativ thuhet se ky objekt është ndërtuar qysh para 50 vjetësh, mund të shembej vet, dhe paraqiste rrezik për banorët, sidomos për fëmijët e lagjes, raporton Zeri.info.

Komuna ka theksuar se kjo hapësirë pas rrënimit të tërësishëm, do të shndërrohet në një hapësirë gjelbëruese, me ulëse për qytetarë dhe një park i denjë për ata që duan të kalojnë kohën e lirë aty. /Zëri