“Rri n’shpi me neve” nëpërmjet ekranit e dërgon publikun në seri aktivitetesh

“Rri n’shpi me neve” nëpërmjet ekranit e dërgon publikun në seri aktivitetesh

Ambienti është si në shtëpi e menyja e aktiviteteve që shpalos, e larmishme. Përshtatet fort me titullin që e ka marrë: “Rri n’shpi me neve”. Sjell koncerte, komedi, lexim, vallëzime, por edhe aktivitete edukative e sportive. Krejt bashkë kanë një qëllim: ofertë e pasur në ditët e izolimit. Një pjesë e aktiviteteve tashmë janë xhiruar e janë gati të ndahen me publikun.

Transmetimi nis prej sonte në orën 20:30, në Kohavision, por edhe në “Gjirafa Video” e në faqen në Facebook të Komunës së Prishtinë. Kantautori Shpat Deda është i pari që “ngre perden” e “Rri n’shpi me neve” me koncertin e tij, në të cilin sjell disa nga hitet e projektet e realizuara së fundmi. Por ajo që është quajtur “Rri n’shpi e ngo live” nuk përfundon me kaq.

E hapur më 14 prill, thirrja e Komunës së Prishtinës vjen me qëllim të sjelljes së aktiviteteve kulturore, sportive e edukative dhe shfaqjen e tyre gjatë periudhës së pandemisë COVID-19. Për të Komuna ka ndarë 30 mijë euro. Masa strikte ka pasur edhe gjatë xhirimit të tyre, që kanë nisur qysh të dielën e kaluar nga Kohavisioni. Në studion “Liceu” është lejuar që të pranishëm të jenë maksimumi tre persona. E kjo ka vlejtur edhe për grupin “InorgA dhe InorgAnic”.

Agron Hajdarit (“InorgA”) në vokal e kitarë dhe Anton Krasniqi (kitarë), Agron Shujaku në piano nga grupi “InorgAnic” në performancën live, s’kanë mundur t’iu bashkohen dy bateristët Erion Hajdarit e Drin Haxhijaha. Blerta Basholli, drejtoreshë e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, ka thënë se thirrjes “#Rri n’shpi me neve” i janë përgjigjur jo pak grupe e individë.

“Kemi disa kategori të ndryshme si ‘Rri n’shpi ngo live’, ku do të ketë koncerte të ndryshme. Jemi munduar që t’i përshtatim që të krijojnë pamjen e shtëpisë në mënyrë që shikuesit të ndihen më rehat dhe në të njëjtën kohë të bëjmë thirrje për të qëndruar në shtëpi apo për të pasur kujdes kur të lehtësohen masat”, ka thënë Basholli.

Ka numëruar edhe disa nga kategoritë e tjera, si: “Rri n’shpi e thellohu”, që ka lexime e poezi e tregime të ndryshme, “Rri n’shpi llafe-llafe” që sjell stand upkomedi që tashmë janë xhiruar.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar.