Rritje e lehtë e çmimeve të inputeve bujqësore

Rritje e lehtë e çmimeve të inputeve bujqësore

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Inputeve në Bujqësi“ për tremujorin e katërt (TM4 2018).

Ky publikim është i bazuar në çmimet e inputeve bujqësore
të grumbulluara në Kosovë. Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret
bujqësore, farmacitë veterinare, në kompani, në tregje dhe në vende të tjera,
ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion. Disa çmime të inputeve
bujqësore janë marrë nga çmimet e konsumit (IHÇK) në ASK.

Prodhimet
që krijojnë bazë për Indeksin e Çmimit të Inputeve janë të ndara në dy grupe
kryesore: Mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi (Input 1)
dhe Mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi (Input 2).
Brenda grupit të Mallrave dhe shërbimeve aktualisht të konsumuara në bujqësi,
çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues,
energji, vajra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e
bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve,
mirëmbajtja e materialeve, mirëmbajtja e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime
të tjera. Sa i përket mallrave dhe shërbimeve që kontribuojnë në investimet
bujqësore, çmimet grumbullohen për materiale (makineri dhe pajisje të tjera),
ndërtesat dhe të tjera (ndërtesat jo-rezidente të fermës, punët të tjera,
përveç përmirësimit të tokës). 

Në tremujorin e katërt të vitit 2018, indeksi i Input 1 ka rënie për (-0.2%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017. Kurse, indeksi i Input 2 ka rritje për 1.7%.

Ndërkaq,
Indeksi i përgjithshëm i inputeve (Input I+Input II) ka rritje për 0.7%,
krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 
2017.

http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/bujqesi/indeksi-i-cmimeve-dhe-cmimet-ne-bujqesi