Rrjeti i OJQ-ve kërkon nga MSH-ja heqjen e kufizimit të lëvizjes

Rrjeti i OJQ-ve kërkon nga MSH-ja heqjen e kufizimit të lëvizjes – Lajmet e fundit


Foto: Laura Hasani


Përmes një komunikate rrjeti i OJQ-ve “Avonet” kërkon nga Ministria e Shëndetësisë që të largoj sa më parë masën e kufizimit të lëvizjes nga ora 22:30.

Sipas tyre, kjo masë e vendosur nuk kishte asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, përveç që është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.

“Masa e kufizimit është prej shkeljeve të rënda që ju ka bërë qytetarëve të Republikës së Kosovës, e konkretisht disa prej komunave të Republikës së Kosovës, ku qytetarëve ju ka mohuar e drejta e lëvizjes dhe e qarkullimit për nevojat elementare të tyre. Andaj, “avonet” kërkon nga Ministria e Shëndetësisë dhe bordi këshillëdhënës që të largojnë këtë kufizim që e cenon të drejtën e lëvizjes”, thuhet në komunikatë përcjell Zeri.info.

Po ashtu, “Avonet” kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë dhe bordi këshillëdhënës i COVID-19, t’i shqyrtoj masat ndaj gastronomisë dhe t’i trajtoj me seriozitet të lartë shqetësimet e komunitetit të gastronomeve dhe të ndryshoj manualin.

“Ministria e Shëndetësisë dhe bordi këshillëdhënës duhet ta trajtojnë përdorimin e maskave në zonat jo urbane dhe të pa frekuentuara nga qytetarët, sepse kjo ju ka shkaktuar probleme serioze edhe në shëndet, por edhe atë financiar. “atonet” në ditët në vazhdim do të inicioj edhe veprimet në baza të së drejtës dhe protestës ndaj masave të marrura, që disa nga masat kanë qenë kontradiktore mes gjendjes reale”’, përfundon komunikata. /Zëri