Rukiqi kërkon që të formohet sa më shpejt Qeveria: Të mos rrezikohet funksionimi i shtetit

Rukiqi kërkon që të formohet sa më shpejt Qeveria: Të mos rrezikohet funksionimi i shtetit

Mosformimi i
institucioneve të reja do të shkaktojë probleme në ekonominë vendëse, thotë kryetari
i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Berat Rukiqi në një intervistë për Ekonomia
Online.

Sipas tij, deri në
muajin prill mund të shfrytëzohet 1/3 e buxhetit, ngase siç thotë ai Qeveria në
detyrë nuk e mund që të aprovojë buxhetit për këtë vit kalendarik.

“Ne tash jemi
në limitet e shpenzimit të buxhetit dhe për këtë periudhë kohore që mundësohet
edhe nga buxheti i viti të kaluar dhe normalisht që pritjet kanë qenë që shumë
më shpejt të kemi një qeveri dhe nuk do të ishim në një situatë hipotetike
sepse gjithmonë kur kemi paqartësi ligjore gjithmonë ka dy opinione si oponioni
aktual i Ministrisë së Financave që thotë se nuk ka hapësirë ligjore se qeveria
tash në dorëheqje të aprovoj projekt ligj buxheti që pastaj ta dërgoj në
parlament dhe e vetmja që është e 
mundshme është që të shfrytëzohet kjo 1/3 e buxhetit që është deri në
muajin prill”.

Sipas tij buxheti
është instrumenti bazik për funksionimin e shtetit, prandaj edhe duhet që me
urgjencë te formohet qeveria e re, raporton EO.

“…komisionet
parlamentare dhe komisionet e parlamenti si tërësi aprovojnë një buxhet që mund
të jetë një marrëveshje politike mes qeverisë në dorëheqje dhe partive që përfaqësohen
në parlament dhe këto janë situata hipotetike dhe krejt çka mbetet në këtë fazë
është që të shtohet apeli dhe urgjenca që partitë politike të gjejnë zgjidhje
dhe ta formojnë qeverinë sa më shpejt që të mos bimë në një situatë të paqartësive
ligjore dhe që të rrezikohet krejt funksionimi i shtetit. Buxheti është
instrumenti bazik për me funksionuar mekanizmat shtetërore”.

Por sipas tij, nëse
miratohet buxheti nuk rrezikohet ndonjë projekt kapital.

“Nëse
miratohet buxheti nuk rrezikohet ndonjë projekt kapital sepse momentalisht nuk
ka ndonjë projekt i cili është në rrezik të caktuar dhe nuk e shohë problematik
që nëse miratohet në kohë të rrezikohet ndonjë projekt kapital. Por në mungesë
të buxhetit nuk mundemi me fol për projekte kapitale”.

“Ne nuk e kemi
buxhetin ende sepse buxheti ende nuk është miratuar sepse Qeveria e proklamime
që do të jetë ka politika të tjera por ne sillemi diku 2.3 apo 2.4 miliardë
euro”.