Rusisë i mbetet hatri pse Shqipëria miratoi rezolutë kundër raportit të Dick Martyt

Rusisë i mbetet hatri pse Shqipëria miratoi rezolutë kundër raportit të Dick Martyt – Lajmet e fundit



Kuvendi i Shqipërisë, në një seancë të muajit të kaluar, miratoi rezolutën kundër raportit të senatorit zviceran, Dick Martyt, i cili hedh pretendime për trafikim të organeve nga krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por Rusisë nuk po i pëlqen ky veprim i Shqipërisë, e cila, përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka kërkuar “dënim të ashpër dhe të drejtë” për të përfshirët në raportin e Martyt.

“Parlamenti shqiptar miratoi një rezolutë, që i kundërshton akuzat në lidhje me trafikimin e organeve në Kosovë dhe në Shqipëri. Mbetemi të vendosur në qëndrimin tonë se personat e përfshirë në këto krime duhet të përballen me një dënim të ashpër dhe të drejtë”, ka shkruar Zakharova në Twitter.

Kujtojmë se në bazë të këtij raporti është themeluar edhe Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë, ku janë duke u gjykuar krerët e UÇK-së për krime lufte. /Zëri