by lajme.org on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 28, 2023 Halimi kritikon Qeverinë: Kosova meriton qeverisje, jo propaganda – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 28, 2023 Deputetja e LDK-së Muratit: Je injorant, shteti nuk zhvillohet me politikat e lëmoshës – Lajmet e fundit
by lajme.org on November 22, 2022 OECD: Europa do të jetë më e goditura nga ngadalësimi ekonomik global
by lajme.org on January 27, 2023 Bëhet e gjallë Kejvina: Shpulla që i dhashë Luizit më ndihmoi të dal prej asaj çmendine
by lajme.org on January 4, 2023 Futbollisti kosovar i larguar nga Porto mund të transferohet te Ferizaj
by lajme.org on November 8, 2022 Konfirmohet: Derbi më i madh lokal i futbollit kosovar sërish luhet pa tifozë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë RYCO në Tiranë i kërkon Qeverisë serbe ta largojë përfaqësuesin për foton me hartën e Kosovësin Kulturëon January 25, 2023 Sekretariati i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor në Tiranë (RYCO) i ka kërkuar Qeverisë së Serbisë që ta ndërrojë përfaqësuesin rinor të saj në Bordin Drejtues, pasi Jagosh Stojanoviq publikoi një fotografi me një flamurin “s’ka dorëzim”, ku harta e Kosovës ishte mbuluar me flamurin e Serbisë. “Pas përpjekjeve joformale për të gjetur një zgjidhje javën e kaluar, Sekretariati i RYCO-s ka ftuar zyrtarisht Qeverinë e Serbisë të reagojë dhe të zëvendësojë me efekt të menjëhershëm përfaqësuesin rinor në Bordin Drejtues z. Jagoš Stojanovic. Emërimi i kontestuar i Stojanovic për përfaqësues rinor dhe fotografia kontraverse që ai postoi në mediat sociale janë kundër vlerave thelbësore të RYCO-s dhe nxisin gjuhën e urrejtjes, nga e cila distancohet Sekretariati i RYCO”, thuhet në njoftimin e RYCO-s në Tiranë. Fotografia e publikuar nga Stojanoviq në Instagram Kjo zyrë alarmon se Stojanoviq ka cenuar vlerat e ndërtimit të paqes nga një përfaqëssues i Bordit Drejtues të RYCO-s. “Kjo është thënë edhe në letrën dërguar ministrit serb të Turizmit dhe Rinisë, z. Husein Memiqć, duke thënë gjithashtu se Sekretariati i RYCO-s nuk mund të pranojë kur vlerat tona të ndërtimit të paqes dhe pajtimit cenohen, aq më tepër nga një përfaqësues rinor në Bordin tonë Drejtues. Theksuam se edhe kjo situatë ka treguar se sa e rëndësishme është përmirësimi i procesit të përzgjedhjes së përfaqësuesit rinor në të ardhmen, në mënyrë që të kemi një mekanizëm të unifikuar dhe transparent të pranueshëm si për qeveritë ashtu edhe për të rinjtë”. Zyra në Tiranë citon statutin e RYCO-s që thotë se përfaqësuesit e të rinjve në Bordin Drejtues zgjidhen ekskluzivisht nga Palët Kontraktuese dhe Sekretariati i RYCO-s nuk ka juridiksion në këtë proces. Neni 16/3 thotë: “Çdo Palë Kontraktuese do të zgjedhë një përfaqësues të të rinjve duke përdorur mekanizmat e veta në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse dhe demokratike dhe në bashkëpunim të ngushtë me shoqërinë civile që merret me rininë”. Në fund të njoftimit thuhet se “Që nga viti 2017, RYCO ka punuar në të gjithë rajonin me të rinj nga të gjitha prapravijat në promovimin e paqes, mirëkuptimit të ndërsjellë, tolerancës dhe respektit, të cilat janë vlerat në të cilat ne besojmë fuqishëm dhe që drejtojnë punën tonë të përditshme. RYCO do të mbetet e përkushtuar për të kundërshtuar të gjitha format e veprimit që nxisin urrejtjen dhe jotolerancën midis të rinjve në Ballkanin Perëndimor dhe do të vazhdojë të promovojë frymën e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal”. /Express/ KultPlus.com Previous PostNext Post
on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Molliqaj: Kurti po i shantazhon qytetarët për raportet e Kosovës me SHBA-në – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Nagavci shpreh ngushëllime për vdekjen e profesor Zeqir Shaqiri – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Murati: LDK-ja me refuzimin e propozimit për t’ia falur 100 euro tatimpaguesve po mbron biznesmenët – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Bajqinovci thotë se LDK-ja i përdori “atentatet” për lojë politike – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Rama: Vuçiqi dhe unë kemi pikëpamje krejtësisht të ndryshme për çështjen e Kosovës – Lajmet e fundit