Sabri Fejzullahu publikon fotografi me të birin nga martesa e parë

Sabri Fejzullahu publikon fotografi me të birin nga martesa e parë

Ndonëse është një fytyrë publike që ka zënë vend në ekranet tona për më shumë se 50 vjet, ka disa detaje të jetës personale të Sabri Fejzullahut që nuk dihen gjerësisht.

Sabri Fejzullahu para martesës me bashkëshorten aktuale Nergjivanën, ishte i martuar me një tjetër grua me të cilën ka dy fëmijë, Armendin dhe Adelinën, njofton Insajderi.

Së fundmi ai ka publikuar një fotografi me djalin e tij më të madh, Armendin, i cilidikur ishte pjesë e grupit “Votra”, por tani jeton jashtë vendit.

“Djali i jem i madhi Armend”, shkruan ai në një foto të shkrepur në një lokal.

Para disa muajsh, ai uroi edhe vajzën e tij të madhe, Adelinën me rastin e ditëlindjes kur ajo mbushi 46 vjet.

“Ke qen shume e vogel Sydetja e babit.Sot i ke mbushur 46 vjet?? sa shpejte. E postova kete foto kur ishe e voooggeel.Me shpirte te uroj me i gezu edhe 100 tjera e shendeteshme se bukuria Ty nuk te humbe kurr.Te dua me shpirte Adelina Babit❤“, shkroi këngëtari në një postim të 17 korrikut 2020.

Sabri Fejzullahu ka dy fëmijë me Nerën, Bulzën dhe Ermalin të cilët kanë një raport të afërt me vëllaun dhe motrën nga martesa e mëparshme e këngëtarit. /Insajderi.com