Sadiku: Në Infektivë nuk ka më vende të lira - 6 pacientë në gjendje të rëndë

Sadiku: Në Infektivë nuk ka më vende të lira – 6 pacientë në gjendje të rëndë – Lajmet e fundit



-Zëvendësministri i Shëndetësisë, infektologu Izet Sadiku, për televizionin Klan Kosova, ka thënë se në Klinikën Infektive në QKUK rreth 60 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 6 prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë.

“Janë diku rreth 110 pacientë të hospitalizuar në Klinikën Infektive në QKUK. Kapacitet tona si klinikë tashmë janë mbushur. Sot kemi pranuar 11 persona mirëpo atyre ua kanë liruar vendin të tjerët për shkak se nuk kemi asnjë vend të lirë. Rreth 60 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 6 prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë”, deklaron ai.

Ndërsa paralajmëron se për rastet e reja të cilat mund të kenë nevojë për ndihmë mjekësore duhet të vendosin institucionet tjera të shdëndetësisë sepse Klinika Infektive tashmë është e mbushur dhe se aktualisht nuk ka vend për të tjerë pacientë./Zëri