Sanchezi në Tiranë: Respekt për shqiptarët, por pavarësinë e Kosovës s’e njohim

Sanchezi në Tiranë: Respekt për shqiptarët, por pavarësinë e Kosovës s’e njohim – Lajmet e fundit



Spanja po vazhdon të mbajë qëndrim të palëkundur karshi njohjes së Kosovës dhe këtë e rikonfirmoi sot në Tiranë kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.

Në një konferencë për media bashkë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, Sanchezi është pyetur për arsyet që Spanja nuk po e njeh Kosovën, ndërsa u përgjigj se “me shpalljen e njëanshme të pavarësisë është shkelur e drejta ndërkombëtare”.

Gjatë përgjigjes së tij, Sanchezi tha se miqtë mund të kenë edhe mosmarrëveshje, duke iu referuar marrëdhënieve mes Spanjës dhe Shqipërisë kur është në pyetje Kosova, ndërsa tha se ka respekt për shqiptarët, transmeton Zeri.info.

“Unë mendoj se miqtë e mirë, siç janë Shqipëria dhe Spanja, mund të kenë edhe mosmarrëveshje. Ne këtë e kemi sepse mendojmë se me një shpallje të njëanshme për pavarësi është shkelur e drejta ndërkombëtare, prandaj nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi dhe këtë e themi me gjithë respektin që kemi për popullin shqiptar, është një opinion që nuk ndajmë me Qeverinë shqiptare, por kjo nuk tregon që ne nuk nxisim dialogun me Prishtinën për t’u afruar me BE-në. Me gjithë respektin që kam, edhe miqtë e mirë mund të kenë kontradiktat e tyre”, tha Sanchezi në përgjigjen e tij. /Zëri