Sejdiu thotë se Kosova nuk mund të ketë rimëkëmbje e ekonomike me 365 milion euro

Sejdiu thotë se Kosova nuk mund të ketë rimëkëmbje e ekonomike me 365 milion euro – Lajmet e fundit



Ish-deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu thotë se shuma e ndarë nga Qeveria e Kosovës për rimëkëmbje ekonomike është e vogël.

Sipas tij me këtë shumë nuk mund të ketë rimëkëmbje ekonomike.

“365 milion euro, pakoja për rimëkëmbje ekonomike për krejt vendin. Një autodidakt në ekonomi mundet leksione me i mbajt këtyre doktorave të ekonomisë që me 1 milion euro në ditë as nuk ia nis me ri, e lere më me ba rimëkëmbje në këtë ekonomi”, thekson ai përmes një postimi në Facebook. /Zëri