Sekretari i NATO-s bisedon me Kurtin për situatën në Kosovë

Sekretari i NATO-s bisedon me Kurtin për situatën në Kosovë – Lajmet e fundit



Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka biseduar sot me kryeministrin Albin Kurti, pas tensioneve të dielën e kaluar në veri të Kosovës.

Stoltenberg ka thënë se me Kurtik ka biseduar për tensionet e fundit dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it, transmeton Zeri.info.

Shefi i NATO-s tha se ka kërkuar që palët të ruajnë qetësinë dhe se do të mbetet në kontakt me Prishtinën dhe Beogradin.

“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka njoftuar Stoltenberg në Twitter. /Zëri