Shahini: Kosovarët investuan rreth 1 miliard euro në Mal të Zi

Shahini: Kosovarët investuan rreth 1 miliard euro në Mal të Zi

Kryetari i AKB-së Agim Shahini priti në takim Ministrin për të drejtat e njeriut në Mal të Zi, Fatmir Xheka.

Kryetari Shahini e njoftoi ministrin për situatën ekonomiko-sociale në Kosovë dhe më gjerë dhe gatishmërinë e investitorëve kosovar për të investuar në Mal të Zi.

“Kosovarët gjithmonë si pushues dhe investitor kanë një pozitë dominuese sidomos në Ulqin dhe më gjerë por Qeveria e juaj duhet të bëjë më shumë për kosovarët qoftë si vizitor apo investitor me qëllim të rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe intektuale në mes dy vendeve tona”.

Ministri Xheka tha se Qeveria e Malit të Zi ka hapur dyert për çdo investitor të cilët brenda 5 viteve të kaluara kanë investuar në vlerën e tregut të sotëm rreth 1 miliard euro e që kjo promovon besueshmërinë të investitorëve dhe qytetarëve të Kosovës në Mal të Zi.