Shaquille O’Neal ndërton tempull në shtëpi për shokun e ndjerë, Kobe Bryant

Shaquille O’Neal ndërton tempull në shtëpi për shokun e ndjerë, Kobe Bryant

Nëse ishit një tifoz i NBA në fillim të viteve 2000, keni qenë dëshmitar i mbizotërimit që Kobe Bryant dhe Shaquille O’Neal sollën në fushë. Një duo fituese me tre torfe, jo vetëm kolegë, O’Neal dhe Bryant, gëzuan edhe një shoqëri shumë të ngushtë, njofton Insajderi.

Kur Kobe vdiq, Shaq do të ishte një nga shumë që vajtuan vdekjen e tij. Kampioni katër herë ka folur për tronditjen e tij fillestare kur dëgjoi lajmet.

Shaq, i cili tani është 48 vjeçar, iu bashkua Entertainment Tonight përmes një thirrje video ku shfaqi dashurinë e tij për Kobe. Ai prezantoi shikuesit me një zone të veçantë në shtëpinë e tij, të cilën ai ia ka kushtuar kujtimeve të veçanta që ai ndau me mikun e tij të ndjerë, Kobe Bryant.

“Në të vërtetë kam ndërtuar një tempull në shtëpinë time,” tha Shaq.

Qëllimi këtij tempulli, siç tha Shaq, është të mbajë të gjallë kujtimin e tij për shokun e ndjerë. /Insajderi.com