SHBA-BE, marrëveshje për klimën - Pritet të ulin emetimet e metanit me 30% deri në fund të dekadës

SHBA-BE, marrëveshje për klimën – Pritet të ulin emetimet e metanit me 30% deri në fund të dekadës

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, kanë rënë dakord të shkurtojnë emetimet e metanit, gazin që ngroh planetin, me mbi 30% deri në fund të kësaj dekade, si dhe kanë bërë thirrje që ekonomi të tjera t’i bashkohen.  Pakti i tyre vjen ndërkohë që Washingtoni dhe Brukseli kërkojnë të nxisin ekonomi të tjera të mëdha, përpara samitit botëror mbi ndryshimin klimatik në Skoci gjatë Nëntorit, dhe mund të ketë ndikim të madh në energji, bujqësi dhe industritë e mbetjeve, që janë përgjegjëse për pjesën më të madhe të emetimit të metanit.

Gazi serë, që është shkaku më i madh i ndryshimit klimatik pas dioksidit të karbonit (CO2), po përballet me më shumë mbikëqyrje, ndërkohë që qeveritë përpiqen të gjejnë zgjidhje për të limituar ngrohjen globale në 1.5 gradë celcius, që është objektiv i marrëveshjes së Parisit mbi klimën.  Në përpjekje për të nxitur veprime, SHBA dhe BE do të bëjnë një premtim më vonë gjatë javës për të reduktuar emetimet e metanit të shkaktuara nga njeriu me të paktën 30% deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e 2020-s.

Një dokument i parë nga Reuters liston mbi dhjetëra vende që SHBA dhe BE do shenjtërojnë për t’iu bashkuar. Këtu përfshihen emetuesit më të mëdhenj si Kina, Rusia, India, Brazili dhe Arabia Saudite.   Liderët botërorë ndodhen nën presion nga shkencëtarët, mbrojtësit e mjedisit dhe ndjesia gjithnjë e në rritje e banorëve, për t’u angazhuar në veprime serioze për të ndaluar ndryshimin klimatik.

Klevis Llaha / SCAN

 

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.