SHBA-ja kërkon të shtyhet reciprociteti për 30 ditë

SHBA-ja kërkon të shtyhet reciprociteti për 30 ditë – Lajmet e fundit



Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier ka folur pas takimit që sonte ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, pas situatës në veri.

Hovenier tha se vendimi për reciprocitet është i bazuar në marrëveshjet e Brukselit, ndërsa shtoi se bashkë me shtetet e Quintit po punojnë që palët të mos i keqkuptojnë këto vendime.

Në një deklaratë para gazetarëve Hovenier, tha gjithashtu se ka kërkuar nga liderët e Kosovës që të shtyjnë implementimin e dy vendimeve për 30 ditë, e ë është vendimi për reciprocitet me dokumentet e identifikimit që hyn në fuqi nga 1 gushti dhe ai për targat e veturave nga 30 shtatori, raporton Zeri.info.

“Këto vendime janë në përputhje me marrëveshjet e Brukselit, ne bashkë me miqtë tanë të Quintit jemi duke punuar që të gjithë ti kuptojnë drejt këto vendime dhe të mos keqkuptohen. Ne nuk përkrahim atë që po ndodh, vendosjen e barrikadave dhe bllokimin e rrugëve”, tha Hovenier. /Zëri