SHBA, shitjet me pakicë të pandryshuara në prill - Analistët presin rritje të madhe në vijim, pas rihapjes së ekonomisë

SHBA, shitjet me pakicë të pandryshuara në prill – Analistët presin rritje të madhe në vijim, pas rihapjes së ekonomisë

Shitjet me pakicë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetën të pandryshuara në prill, kundrejt parashikimeve të analistëve për një rritje të tyre. Megjithatë, analistët parashikojnë se një rritje e shpejtë do të ndodhë në muajt në vijim për shkak të kursimeve rekord të amerikanëve dhe rihapjes së ekonomisë.

Raporti i Departamentit të Tregtisë tregoi gjithashtu se shitet gjatë marsit ishin shumë më të larta se parashikimet fillestare, duke i futur shpenzimet konsumatore drejt një rritje të fortë edhe në tremujorin e dytë të vitit. Gjithashtu ka shenja se amerikanët po i zhvendosin shpenzimet e tyre nga të mirat materiale drejt shërbimeve, si baret dhe restorantet, ndërkohë që më shumë se 1/3 e popullatës është vaksinuar kundër Covid-19. Rishikimi i pandryshuar i shitjeve me pakicë gjatë prillit, pasoi një rritje prej 10.7% në mars.

Ekonomistët e anketuar nga Reuters parashikonin një rritje të shitjeve me pakicë me 1%. Me bazë vjetore, ndërkohë, shitjet me pakicë u rritën me 51.2%. Rritja me 2.9% e shitjeve të automjeteve kompensoi rënien e shitjeve në sektorët e tjerë, ku veshjet ranë me 5.1%. Analistët parashikojnë se tremujori i dytë, por edhe i gjithë viti do të jetë shumë pozitiv përsa i përket shitjeve me pakicë, pasi amerikanët e vaksinuar i janë kthyer normalitetit duke frekuentuar baret dhe restorantet, ndërkohë që për rreth 1 vit qëndruan në shtëpi.

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.