SHBA thyen rekordin ditor të Brazilit. Mbi 55,000 raste ditën e Enjte. Infeksionet rriten në 37 shtete

SHBA thyen rekordin ditor të Brazilit. Mbi 55,000 raste ditën e Enjte. Infeksionet rriten në 37 shtete

Shtetet e Bashkuara raportuan mbi 55,000 raste të reja me Covid-19 në nisje të së Premtes, një rekord i ri botëror i pandemisë, ndërkohë që vatrat e infeksionit janë zgjeruar në shumicën e shteteve.   Rritja e rasteve me koronavirus në javën e kaluar ka sfiduar  trajtimin e krizës nga presidenti Donald Trump dhe ka bërë që disa guvernatorë të ndalojnë planet e rihapjes.   Shifra ditore qëndroi në 55,274 të Enjten në mbrëmje, duke kaluar rekordin ditor prej 54,771 rastesh të vendosur nga Brazili më 19 Qershor.

Rastet e koronavirusit po rriten në 37 nga 50 shtete amerikane, përsfhiër Flordën, që konfirmoi mbi 10,000 raste të reja në 24 orët e fundit.   Kalifornia, një tjetër epiqendër, pati rritje me 37% të testeve pozitive dhe me 56% të shtrimit në spitale në 2 javët e fundit.

Guvernatori i teksasit, një republican që i ka rezistuar më parë thirrjeve për të vendosur maskat, urdhëroi veshjen e tyre në të gjithë qarqet me mbi 20 raste.   Teksasi raportoi 8,000 raste në 24 orët e fundit.  Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar tashmë mbi 131,000 vdekje dhe mbi 2.8 milionë raste.

Rritja e numrit të të infektuarve ka bërë që shumë guvernatorë të ndalojnë planet e rihapjes së shteteve të tyre pas muajsh në karantinë, të mbyllin plazhet dhe të anulojnë shfaqjet me fishekzjarre gjatë fundjavës për ditën e Pavarësisë.

Klevis Llaha / SCAN 

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.