Shefi i EULEX-it viziton ekspozitën për 1133 fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë

Shefi i EULEX-it viziton ekspozitën për 1133 fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë – Lajmet e fundit



Shefi i misionit EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, ka vizituar sot ekspozitën “Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë”.

Wigemark nga afër ka parë ekspozitën e cila i kushtohet 1133 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë nga forcat serbe, 109 nga të cilët ende zhdukur.

Ekspozitën, shefi i EULEX-it e quajti fakt që flet vetë.

“1133 fëmijë u vranë gjatë luftës në Kosovë 1998-2000. 109 prej tyre janë ende të zhdukur. Bekim Blakaj, Drejtor Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Prishtinë, më çoi sot në ekspozitën “Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë”. Faktet flasin vetë”, ka shkruar shefi i EULEX-it./Zëri